TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe Bes Kallaku ende nuk i ka të qarta idetë se në kë televizion do të përfshihet.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, aktori i humorit është pyetur për ofertën në Klan.
Pse nuk e pranove ofertën në Klan, ka qenë pyetja e moderatorëve, dhe Bes Kallaku menjëherë e ka hedhur poshtë, duke thënë se nuk e ka refuzuar ende, por është në shqyrtim e sipër.
“Duke qenë se jam i përkushtuar ndaj filmit, dua që aktualisht të më shkojë siç duhet kjo lloj pune. Pastaj ofertën e Klanit jam akoma duke e menduar, jam në bisedime. S’kam pasur oferta të tjera.
Unë dua të nxjerr filmin si fillim dhe pastaj do shqyrtoj çdo lloj telefonate. Nëse do qëndroj në televizion apo jo, apo do merrem me kinematografinë”- është shprehur Bes Kallaku.