LIFESTYLE, 5 Shtator 2019, 14:31

Nora harron ndarjen nga Roberti, poston fotot e nxehta nga pushimet luksoze në Turqi



Këngëtarja e njohur Nora Istrefi pas konfirmimit për ndarjen nga Robert Berisha, ka nisur pushimet  me vogëlushen e saj, Rene.

Nora ka preferuar që thashethemet për ndarjen e saj t’i lë pas duke u arratisur në Turqi, për disa ditë pushime.

Këngëtarja gjendet prej ditësh në Turqi dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e saj luksoze.

Ndërkohë që pas lajmit që Roberti bëri për ndarjen zyrtare, Nora ka zgjedhur të mos reagojë, por janë fotot e saj një formë përgjigjie për Robertin.

Mesditën e sotme Nora ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të nxehta, ku shfaqet me bikini të kuqe e me një trup më perfekt se kurrë.

Ndoshta këto foto janë një mënyrë për t’i treguar Robertit, se ka humur shumë.