LIFESTYLE, 7 Shtator 2019, 12:57

FOTO/ “Të më trashëgohesh çupa babit”, Stefi Prifti emocionon me dedikimin për të bijën: S’ka qenë e lehtë. Detaje nga dasma luksoze


Me një dedikim emocionues për të bijën, këngëtari Stefi Prifti e uron përmes një mesazhi të buruar nga zemra, si ai i një prindi.

Mes rritjes me sakrifica dhe mungesës së të ëmës, Stefi ka treguar gëzimin që ndjen, në këtë ditë të rëndësishme për familjen e tij.

“Dhe vjen kjo dite…!

Per mua dhe familjen tone, data 9 Shtator eshte nje dite e shenuar dhe shume emocionale. Vajza ime Maria Prifti dhe dhendri yne Gezim Meta, kane vendosur te celebrohen dhe te martohen Nuk ka gje me te bukur per mua si baba!

Per te qene i sinqerte me veten, me duhet te them, se nuk eshte aq e lehte…

Por, Jeta keshtu eshte..!

Babai dhe Nena te lindin dhe te ritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjehere me pekuli dhe mundime..!

Por, vjen Princi i Kalter dhe te thote..: – tani vajzen e dua une…! Eh… kjo eshte jeta…!

Ketu eshte bukuria dhe trashegimnia Te me trashegohesh cupa e babjt!

Jete te lumtur te uron babi”- ka shkruar Stefi Prifti në rrjete sociale.

Në një ndër hotelet me luksozë në Tiranë, Stefi Prifti ka qenë ai që na ka zbuluar më shumë detaje rreth dasmës së vajzës së tij, Maria.

Në hotel Plaza, me një ftesë fine, Stefi na bëri me dije për dasmën luksozë që i është organizuar së bijës në ditën e saj më të rëndësishme.