TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tomas Strakosha është duke kaluar një nga sezonet më pozitivë në aspektin personal. Por edhe në atë ekipor, pasi Lacio e tij po ecën në ritme të larta në kampionat duke u pozicionuar momentalisht në vendin e katërt të kampionatit.
Sakaq, statistikat e fundit tregojnë rritjen e gardianit të Kombëtares shqiptare në krahasim me sezonet e kaluara. Këtë sezon, 24-vjeçari ecën me ritmin e 3.5 pritjeve për ndeshje, ndërsa duke sjellë në vëmendje sezonet e kaluara asnjëherë nuk ka qenë kaq lartë.
Kështu, një sezon më parë kjo shifër ka qenë 2.7. Në sezonin 2017-18, diçka më mirë duke prekur kuotën 3.0, ndërsa në sezonin 2016-2017, ka qenë e regjistruar në 2.9 pritje për ndeshje. Në këtë formë, portieri po kalon një formë të shkëlqyer dhe konfirmohet si një nga më të mirët në elitën e futbollit italian.
