AKTUALITET, 6 August 2026, 12:50

Nisin konsultimet publike në Maliq lidhur me bashkimin me Korçën  

Nisin konsultimet publike në Maliq lidhur me bashkimin me

Këshilli Bashkiak Maliq përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar dhe ftuar qytetarët që të marrin pjesë në konsultime publike lidhur me ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore. Sipas ndryshimeve, bashkia Maliq propozohet të bashkohet me bashkinë Korçë.

Sipas njoftimi, qëllimi i konsultimit është marrja e mendimeve, sugjerimeve dhe propozimeve nga qytetarët, institucionet, bizneset dhe grupet e interesit, për të garantuar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Këshilli Bashkiak Maliq gjithashtu ka njoftuar oraret dhe vendet ku se ku do të mbahen konsultimet sipas njësive administrative.

Njësia Administrative Libonik
Data: 13.08.2026
Ora: 10:00
Vendi: Nj.A Libonik

Njësia Administrative Pojan
Data: 13.08.2026
Ora: 13:00
Vendi: Nj.A Pojan

Njësia Administrative Pirg
Data: 14.08.2026
Ora: 10:00
Vendi: Nj.A Pirg

Njësia Administrative Vreshtas
Data: 14.08.2026
Ora: 13:00
Vendi: Nj.A Vreshtas

Bashkia Maliq
Data: 18.08.2026
Ora: 12:00
Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak Maliq

Njësia Administrative Gorë
Data: 19.08.2026
Ora: 10:00
Vendi: Nj.A Gorë

Njësia Administrative Moglicë
Data: 19.08.2026
Ora: 13:00
Vendi: fshati Zerec.