TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit.
Automjeti me drejtues shtetasin me inicialet D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh., i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.