TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet atmosferike.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.