TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, kur automjeti që drejtohej nga shtetasi D. L., 61 vjeç, ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.