TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Divjakës kanë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës natën e gjashtë radhazi të protestës kundër projektit të reformës territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.
Të mbledhur në qendër të qytetit, protestuesit shprehën edhe një herë kundërshtinë e tyre ndaj këtij projekti, duke theksuar se janë të vendosur të vazhdojnë protestat deri në anulimin e tij.
Gjatë fjalimeve të mbajtura, banorët u bënë thirrje deputetëve të zgjedhur me votat e qytetarëve të Divjakës, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, që të mbështesin kërkesën e tyre dhe të mbajnë qëndrim publik në mbrojtje të interesave të komunitetit.
Protestuesit deklaruan se nuk do të ndalin tubimet derisa qeveria të tërhiqet nga projekti për bashkimin e Divjakës me Lushnjen. Po ashtu ata kanë djegur edhe teserat e PS si shenjë revolte, duke iu bashkuar kështu socialistëve të bashkive të tjera që e kanë ndërmarrë këtë veprim.
Në përfundim të protestës, banorët vijuan ritualin e përnatshëm, duke marshuar nëpër rrugët e qytetit, si shenjë e vendosmërisë për të vazhduar kundërshtimin e tyre.