AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 10:32

Lu: Në fillim të 2018, presim arrestimin e “peshqëve të mëdhenj”

Lu: Në fillim të 2018, presim arrestimin e “peshqëve

Veprat flasin më shumë se fjalët. Me këtë thënie ambasadori amerikan Donald Lu theksoi gjatë takimit të sotëm në Ministrinë e Brendshme  se pret shumë nga qeveria shqiptare.

“Kolegët e mi që ndihmojnë policinë, ata që ndihmojnë prokurorin, dhe FBI janë këtu për të ndihmuar në luftën kundër krimit të angazhuar. Programi ynë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar, ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë SPAK dhe BKH. Kemi një agjent të ri special të FBI, i specializuar në krimin e organizuar që do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të Shqipërisë. Flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi një shprehje ‘dreka falas nuk ekziston’, nëse Amerika dhe vendet e BE do të vënë burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë ne i presin rezultate, cfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundoje dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH”- tha ai.

Ai kërkoi që të mos mohohet fakti se grupet kriminale kanë lidhje me politikanët.

Sipas ambasadorit amerikan, nëse mohohen këto lidhje, duhet të shqyrtohen rastet e katër individëve që ai i përmendi me emra konkretë.

“Ju keni një shprehje “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt. SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”, tha Donald Lu.

TPZ.AL

https://www.facebook.com/politiko.al/videos/301172323716105/