AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 22:18

Përplasja/ Bushati- Bashës: Braktise kauzën, u ule në prehrin e Ramës, Basha: Më latë vetëm!

Përplasja/ Bushati- Bashës: Braktise kauzën, u ule në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka debatuar me analistin Andi Bushati, lidhur me mënyrën se si mund të rrëzohet Edi Rama. Basha tha se nuk mund të bëjë thirrje për largimin e Ramës, sepse ky do të konsiderohej grusht shtetit, por ai mund t'u bashkohet qytetarëve. Analisti Bushati, tha se nuk është e nevojshme që Basha të bëjë revolucion, por ai duhet të largohet nga sistemi për të mos shërbyer si fasadë e kryeministrit Rama.

Bushati: Kryetari i një partie politike nuk mund të rrëzojë Ramën me dhunë, sepse kjo është anti demokratike. Rrëzimin me dhunë të qeverisë mund ta bëjë populli. Partia politike, ka për qëllim të bindë popullin dhe t'i ofrojë alternativën. Nuk është puna të ikë Rama dhë të vijë një Ramë tjetër.

Unë po paraqes para shqiptarëve, alternativën për të shkallmuar këtë sistem, sepse po iku Rama dhe të mbeten bandat dhe oligarkët, asgjë nuk ndryshon. Unë jam këtu për t'ju bindur që unë kam një alternativë dhe kjo nuk merret me personin por me sistemin që ai ka ndërtuar.

Thoni hajde çohemi ta rrëzojmë. Ju të parët dhe më keni në krah. Po të bëj unë thirrje më thonë është grusht shteti. Unë mund të thërrasë 10 mijë militantë dhe të pushtoj nesër kryeministrinë nuk është fare problem. Po cfarë do ndodhë, do dalë Merkel dhe Trump, do thonë grusht shteti.

Bushati: Nuk ju kërkon njeri të bëni heroin apo revolucion. Kush është detyra juaj? C'kuptim ka që anëtarët tuaj të Këshillit Bashkiak në Tiranë, të qëndrojnë aty? Ju nuk keni nevojë të bëni thirrje për revolucion. Minimumi jeni para zgjedhjes, do shërbeni si fasadë se kemi akoma pluralizëm, apo do tërhiqeni?

Basha: Cfarë është kjo?

Bushati: Tërheqje nga Këshilli Bashkiak. Ndejtët tre muaj në çadër..

Basha: Ku ishit ju? Përse më latë vetëm? Merreshit me "Basha aty i është ngjirur zëri..."

Bushati: E çuat cështjen e Ramës, nga një cështje të Lu-së dhe Vlahutin, në çështje të Merkelit dhe Trump. Kjo nxjerr në faqe të shqiptarëve, që jetojme në pluralizëm fasadë. Kjo bën edhe një proces katharsis për opozitën. Por, e dëgjon cfarë thonë sot për ju? Me të njëjtët oligarkë që ulet Rama, ka qenë edhe Basha

Basha: Unë nuk kam bërë pazar me Edi Ramën

Bushati: Një radikalizim i opozitës, sjell një ndryshim. Duhet të tregoni që nëse i kërkoni njërëzve të ngrihen, nuk duhet të ngrohni karriket e parlamentit me shpresën se do të bëni marrëveshje me Ramën.

Une mendoj se Rama i ka vjedhur zgjedhjet e fundit, por juve ju mungojnë 200 mijë vota, edhe pse kishit fituar betejën e dekriminalizimit dhe kanabizimit. Sepse këtë betejë nuk e panë si të vërtetë. Këto vota nuk rikuperohen duke qenë pjesë e një sistemi fasadë. Jo revolucion por braktisje totale të sistemit.

Basha: E vetmja negociatë me Ramën, është largimi i tij. Përse më le vetëm ti mua?

Bushati: Ku të vija, nuk kam kauz të përbashkët me ty. Dhe ti shkon tek prehri i Edi Ramës sepse të lamë ne vetëm?

Basha: Ju merreshit me zërin tim

/TPZ.AL/