AKTUALITET, 27 Prill 2018, 09:21

Ngjarje e rëndë në Shkodër, 69-vjecari vret me çekiç bashkëjetuesen e tij

Ngjarje e rëndë në Shkodër, 69-vjecari vret me

Krim i rende brenda familjes ne Shkodër. Burri ka vrare bashkëjetuesen e tij, duke e qëlluar disa here ne koke me çekiç dhe ajo ka gjetur vdekjen si pasoje e plagëve.

Policia bën me dije se ne pranga është vene shtetasi Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.