AKTUALITET, 26 Prill 2018, 22:21

Topalli: Berishizmi është shumë i rëndësishëm, është kulturë në politikë...

Topalli: Berishizmi është shumë i rëndësishëm,

Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka komentuar rolin e Sali Berishës në Partinë Demokratike sot. Sipas Topallit Berisha nuk merr vendime në PD dhe të gjitha vendimet që prej vitit 2013 i ka bërë Lulzim Basha.

Sipas Topallit, Basha është një person i rremë, i cili kontrollohet nga Edi Rama dhe ka bërë pazar më oligarkët.

E pyetur lidhur me Berishizmin si frymë në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli u shpreh se Berishizmi është një kulturë politike.

“Berishizmi është shumë i rëndësishëm, është kulturë politike. “

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Arben Imami, i cili u shpreh se Berisha nuk ka rol në PD dhe të gjitha vendimet në parti i ka marrë Lulzim Basha, i cili sipas Imamit po e shkatërron partinë.

/TPZ.AL/