AKTUALITET, 26 Prill 2018, 21:54

Topalli zbulon se kur gënjeu për herë të parë Lulzim Basha

Topalli zbulon se kur gënjeu për herë të parë Lulzim

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në vazhdën e akuzave deklaroi se Lulzim Basha ka mashtruar që ditën e parë që ka mbërritur në Shqipëri dhe i është bashkuar PD-së. Topalli u shpreh, se Basha kishte deklaruar në vitin 2005 se kishte lënë përgjysëm një kontratë të majme me EULEX për të kontribuar për Shqipërinë.

Por Topalli tha se kjo ishte gënjeshtra e parë e Bashës, pasi kontrata e punës me EULEX, i kishte mbaruar.

Rakipi: Znj. Topalli, ju keni thënë që nuk i keni besuar Lulzim Bashës që kur zbriti nga avioni që mbërriti në Shqipëri?

Topalli: Rezervat e mia ndaj Bashës, kanë filluar që kur ka thënë gënjeshtrën e parë, që kur tha që unë erdha në Shqipëri dhe lashë kontratën, gënjeu sepse i kishte mbaruar kontrata. Doktorit ja kam thënë shqetësimin për Bashën që ditën e parë që e kam njohur. Problemet janë thelluar kur erdhëm në opozitë, se ndryshe kur ishte në qeveri, se dilte në televizor, rrinte pas Berishës, kaq bëntë ai. Në opozitë pastaj doli hapur, aty kanë nisur akuzat e mia në grupin parlamentar dhe kritikat e para që unë i kam bërë është shkatërrimi i piramidës së PD që i bëri. Për drogën Basha ka folur tepër vonë, po kështu për dekriniminalizimin, mbledhjet e grupit i bëntë si mbledhje pleniumi.

/TPZ.AL/