AKTUALITET, 26 Prill 2018, 21:45

Akuza e fortë e Topallin: Kongresin e PD-së po e organizon kunati i Bashës...

Akuza e fortë e Topallin: Kongresin e PD-së po e organizon kunati i

Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike. Topalli ka thënë se kongresi i PD-së, i cili do të mbahet këtë të dielë, organizohet nga kunati i Lulzim Bashës.

"Pasnesër do të organizohet një kongres të cilin do ta organizojë kunati, kryemenaxherja e kompanisë së kunatit.  Mund të më thotë njeri që kjo është partia e kunatit?" u shpreh Topalli, e cila me këtë deklaratë, i mëshon idesë se në Partinë Demokratike, ka një rol në vendimmarrje edhe kunati i Bashës, akuzë të cilën e kanë bërë edhe kritikë të tjerë të kryedemokratit.

 

 

/TPZ.AL/