AKTUALITET, 26 Prill 2018, 23:05

"Skandali, Artan Hoxha: Mashtrimi i ‘Gulf’ kalon shifrën e 10 milion eurove, ja çfarë ka zbuluar policia"

"Skandali, Artan Hoxha: Mashtrimi i ‘Gulf’ kalon shifrën e

Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’ ka zbuluar disa fakte në lidhje me mashtrimin nga kompania e hidrokarbureve ‘Gulf’.

Sipas gazetarit ky mashtrim i kësaj kompanie duke i shitur tollona qytetarëve kap vlerën e 10 milion eurove.

“Policia nuk ka dhënë një vlerë të saktë, ajo mund të jetë 10 milion euro, por edhe më e madhe pasi nuk kanë denoncuar të gjithë blerësit e tollonave. Marka Gulf nuk ka sjellë asnjëherë karburant në Shqipëri, por këto pika karburantin e kanë blerë në tregun vendas”, është shprehur gazetari.

Por kompania Gulf i ka detyrime të pashlyera dhe shtetit.

“Detyrimet e kësaj kompanie për shtetin nuk janë shlyer nga muaji janar, shkurt,mars dhe muaji aktual. Nuk janë paguar detyrimet si energjia, uji dhe taksat për 4 muaj, por as qiratë e objekteve”, ky është informacioni i marrë nga policia ka thënë Hoxha.

Gjithashtu bëjmë të ditur se Gulf i ka borxh furnitorëve vlerën e 900 milion lekëve./Newsbomb.al/