AKTUALITET, 26 Prill 2018, 21:58

Kapet skafi 5 metra në Sarandë, do përdorej për trafik droge

Kapet skafi 5 metra në Sarandë, do përdorej për trafik droge

Një skaf 5 metra i gjatë është kapur sot në grykëderdhjen e lumit Pavllo, në Sarandë.

Dyshohet se skafi do të përdorej për të trafikuar drogë në Greqi.

Policia ndodhet akoma në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet në zonë.

Siç raportohet, operacioni për kapjen e skafit u zhvillua nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar në Komisariatin e Sarandës në bashkëpunim me policinë kufitare.