AKTUALITET, 26 Prill 2018, 20:51

I mori jetën bashkëshortes, kapet pas 20 ditësh burri vrasës në Kukës

I mori jetën bashkëshortes, kapet pas 20 ditësh burri vrasës
Policia e Kukësit njofton se ka ndaluar kete te enjte 75 vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më datën 04.04.2018 në fshatin Borje.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje.