AKTUALITET, 26 Prill 2018, 21:20

Shpërthen Topalli: Çdo gjë që thotë Basha, është e rreme!

Shpërthen Topalli: Çdo gjë që thotë Basha,

Ish Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nuk i kurseu akuzat e forta ndaj kryetarit Lulzim Basha. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topalli u shpreh se Basha ka thirrur kongresin për të shmangur skandalin me lobimet ruse. Sipas Topallit, çdo gjë që thotë Basha është një gënjeshtër.

Topalli: Unë besoj se as Basha nuk e di pse po e bënë këtë kongres, ai di vetëm një gjë, që ditën që është shpallur që do ketë kongres nuk i ka thënë shqiptarëve që do jetë për statutin. Pas hetimit për lobimin që ka nisur në SHBA, Basha del dhe thotë do bëjmë kuvend. Ai të dielën do të mbledh delagatët dhe do të diskutojë për ndryshimet që janë të Lulzim Basshës, asgjë tjetër. Kjo që bënë Basha është një farsë. Cdo gjë që sillet rreth tij është e rreme. Ai thotë do të ndryshojë Shqipërinë ky status, por është një gënjeshtër, është një tallje e madhe. Basha, është një rast unikal, nuk hyn në asnjë histori politike, është dicka e pashpjegueshme, por di që ky kongres  është thjesht një agoni e këtij drejtuesit, i cili po e vesh si farsë. Vendi sot është pa qeveri dhe pa opozitë!

Sipas Jozefina Topallit, Basha është qesharak dhe po bën letrat për të qënë i përjetshëm.

Topalli: Lulzim Basha është i rremë, është qesharak. Është super i rremë, kur thotë do të bashkojmë partinë, ndërkohë që po bënë letra për të qenë i perjetshëm. Është i rremë kur flet për oligarkët. Në një vend ku qeveria dhe opozita janë bashkë, kjo është shumë e rëndë.

/TPZ.AL/