TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Betis i ka shokuar të gjithë në sfidën e sapo mbyllur kundër Barcelonës, pasi i ka mposhtur këta të fundit me një rezultat surprizë, 3-4. Dihet se Barcelona nuk e ka pikën më të fortë mbrojtjen, por pësimi i katër golave ishte i tepërt dhe i pabesueshëm edhe për tifozët e Betisit të pranishëm në “Camp Nou”.
Sfida nisi shumë mirë për miqtë, pasi shënuan dy herë në pjesën e parë dhe e mbyllin fraksionin e parë të lojës në avantazh të dyfishtë. Më pas, u duk se Barcelona do të futej në lojë, pasi Mesi shkurtoi diferencat.
Por miqtë shënuan sërish, falë mesfushorit Lo Celso dhe rikthyen avantazhin e dyfishtë. Gjithsesi, Vidal rihapi përsëri sfidën dhe Barça nuk dukej e dorëzuar.
Por Betisi nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi shënoi edhe një herë tjetër, duke e mposhtur portierin Ter Shtegen për herë të katërt në këtë takim.
Goli i Leo Mesit në minutat e fundit ishte i vlefshëm vetëm për statistikë, pasi Barcelona nuk arriti dot të shmangë humbjen, e dyta për ta këtë sezon në kampionat.