TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tri pikë të arta për Partizanin, ndaj një Laçi që rezistoi shumë. Gjithsesi mjaftoi një gol i Jurgen Bardhit (62') dhe të kuqtë në fund fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. U panë në fushë dy ekipe që nuk donin të humbnin dhe me vështirësi gjenin hapësira për të shkuar në portat respektive.
Një pjesë e parë me duele dhe pa raste për gol. Rrjedhimisht edhe barazim. Kote mbetet në dhomat e zhveshjes dhe Mensah u aktivizua për Partizanin. Të kuqtë marrin më shumë përsipër dhe ndeshja mund të zgjidhej vetëm me goditje standarde.
Trashi harkoi fort nga një goditje dënimi dhe Bardhi, i cili nuk shquhet për goditjet me kokë, në shtyllën e parë e harkoi topin dhe e dërgoi në rrjetë. Më parë u përplas në shtyllë dhe më pas kaloi vijën fatale.