AKTUALITET, 16 Nëntor 2019, 21:10

Panairi i Librit/ Linda Rama shfaqet e veshur si "police", në stendën e Andi Bejtes (FOTO)

Panairi i Librit ka tërhequr vëmendjen e publikut, si asnjëherë më parë, kryesisht për shkak të librit të Fevziut, i cili duke u promovuar në çdo media lokale dhe kombëtare, por edhe nga prezenca e zotit Fevziu në stendën përkatëse, ka marrë thuajse 90% të vëmendjes së popullit në këtë panair.

Por edhe personazhe të tjera publikë, kanë arritur të rrëmbejnë një copëz vëmendje. Një ndër këta është edhe gazetari Andi Bejtja, i cili ka publikuar një libër me 50 poezi.

Stendën e zotit Bejtja, e ka vizituar ditën e sotme, vetë zonja Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, sëbashku me vajzën e saj, Rean. Në foto duket Andi Bejtja, që po i zgjat një libër Zonjës Linda, me gjasë, me autografin e rastit.

E infektuar nga shijet e çuditshme të bashkëshortit të saj për veshjet edhe zonja Linda ka zgjedhur të veshë një uniformë me nuanca policeske, në këtë panair.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar poezinë e Bejtes, "AtdheDashuri", si një nga më të mirat në Shqipëri. Nuk është aspak çudi, që edhe libri mban titullin "AtdheDashuri".

/TPZ.al/