TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi prej 184 celularësh të markave "Iphone” dhe “Samsung” kontrabandë janë kapur në Rinas.
Celularët e padeklaruar nga shtetasi me iniciale K.B., u transportua nga Stambolli.
Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll - Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B.,"-njofton policia.
Poseduesi i celularëve u arrestua në flagrancë për veprën penale të "Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.
Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.