TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë.
Po ashtu përballë protestuesve u vendosën edhe Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Protestuesit kanë sulmuar efektivët e Policisë gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë, por dhe duke i shoqëruar për në rajonet e policiës.
Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa ndërhyrja ka sjellë largimin e një pjese të protestuesve nga zona përpara institucionit, për tu drejtuar më pas drejt qendrës.









