TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht nëntë kushteve të reja që Gjermania i vendosi Shqipërisë për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama e shiti sërish si sukses vendimin e Bundestagut.
Por kjo nuk është hera e parë që shefi i qeverisë “hap” negociatat, madje është hera e tretë radhazi.
Lidhur nga kjo, kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ngre pyetjen: “Kur do të dënohet kryeministri për fake news?”.
Postimi i plotë:
Kur do të dënohet Edi Rama për fake news?!
Gjermanet sot ishin me te qarte se kurre!
Pa zgjidhur krizen politike eshte e veshtire per Shqiperine te nise negociatat per antaresim ne BE.
- Miratimi i reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur (ne dhjetor 2018) duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5.9.2019.
- Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.
- Procedime te shpejta per ata qe vertetohen se jane perfshire ne blerje votash.
Edi Rama i ka hapur negociatat me kohe, tani duhet thjesht te ike dhe te lejoje shqiptaret te avancojne ne rrugen drejt integrimit ne BE.
