AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 12:23

Vjosa Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të ndalojë

Vjosa Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të ndalojë


Presidentja në detyre e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të ndalojë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Osmani ka deklaruar se nuk është momenti për të vazhduar me dialogun, pasi sipas saj të gjitha institucioneve duhet ti jepet kohë për një qëndrim të unifikuar.

“Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë.

Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson.

Unë do të jap kontributin tim maksimal në këtë drejtim, që të diskutojmë së bashku me të gjithë, lidhur me atë se cilat do të duhet të ishin qëndrimet e Kosovës”, tha Osmani.