AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 14:36

Nejmar e shijoi triumfin e Barcelonës, braziliani e tregoi në rrjetet sociale

Nejmar e shijoi triumfin e Barcelonës, braziliani e tregoi në rrjetet

Barcelona mori fitoren e parë për këtë sezon të La Ligas, teksa ishte mposhtur në javën e parë nga Atletik Bilbao. Mirëpo, në Camp Nou katalanasit nuk falën përballë Betisit duke triumfuar në mënyrë spektakolare me rezultatin 5-2, teksa edhe Grizman shënoi dy golat e parë ne fanellën e blaugranëve.

Ndërkohë, fitores së Barcelonës i është gëzuar edhe një ish-si Nejmar, i cili tashmë është penduar dhe kërkon të rikthehet në Barcelonë. Sulmuesi nuk ka nguruar për t’i dhënë një pëlqim në rrjetet sociale postimeve të Serxhi Robertos dhe Grizman.

Ndoshta, kjo është një tjetër indicie për merkaton, ndërsa Barcelona ka përgatitur ofertën e radhës për të rikthyer brazilianin. Megjithatë, telenovelës Nejmar së shpejti do t’i vijë fundi teksa është java e fundit të merkatos dhe e ardhmja e sulmuesit do të sqarohet përfundimisht.