AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 14:52

Në lokal me cigare, Rama reagon pas fotos: Ia ke fut katunit...

Kryeministri Edi Rama reagoi pas një fotoje të postuar nga "Brryli Broadway", teksa i pari i qeverisë ishte fotografuar në lokal me cigare në dore.

“keq m’vje te kom mik e shok, t’du fort mer qen muti, po para ligjit nuk te vej dot ty sepse ligji eshte i barbarte per t’gjithe”-shkruante Brrylli Broadway, bashkëngjitur fotos, e cila ka ngjallur menjëherë reagimin e Rames.

“Kjo osht ne Lungomare Vlore, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve”- sqaron Rama, duke mos e kursyer ironine, teksa sugjeron ata qe e kane postuar te mos futen “neper kazona her tjeter, se jon te pariciklushme plehnat e tyne?”.

Reagimi i Ramës

O Brryli i’a ke fut katunit ktu dhe mvje keq ke riciklu mall kazoni, po ty t’jap xhevap se ene un tdu fort! Kjo osht ne Lungomare Vlore, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve?Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon te pariciklushme plehnat e tyne?