TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kërkim prej tre vitesh, policia ka mundur të arrestojë 39-vjeçarin. Bëhet fjalë për Armando Balilaj. Ndaj tij Gjykata e Shkallës Parë në Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Në dhjetor vitit 2015 ai ka tentuar të vrasë një person me thikë, në “Sheshin Shqiponja” .
Armando Balilaj nuk është një emër i panjohur për policinë.
Në vitin 2007 ai është dënuar po me burg për veprat penale të “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose të vizave”.