TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekuestrohet një sasi prej 562 kg kanabis sativa në aksin Rrogozhinë-Kavajë, ndërsa në pranga ka rënë një person.
Policia sqaroi se droga u gjet në një automjet tip “Fuoristradë”, e cila po transportohej me karroatrec, sikur ishte e prishur.
Kështu, në pranga ka përfunduar shoferi i karroatrecit, Sajmon Beqiraj 25 vjeç, banues në Frakull të Fierit.
Makina ishte e imbarkuar sipër një karrotreci që po transportonte fuoristraden.
Saimon Beqiarj ishte shofer i karrotrecit dhe është ndaluar nga policia në aksion Rrogozhinë – Kavajvë.
Polcia ka shpallur në kërkim pronarin e fuoristradës dhe tre të tjerë.
Ja njoftimi i policisë për ngjarjen: Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë, ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua 562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.