AKTUALITET, 13 Prill 2018, 12:28

Hidhet shorti i ‘Europa League’, përballjet e mëdha të gjysmëfinales

Mesditën e sotme u hodh shorti i ‘Europa League’ në Nyon të Zvicrës, ku përcaktoi dy takimet gjysmëfinaliste.

Goglat vunë përballë austriakët e RB Salzburg me francezët e Marseille, ndërkohë kryesfida e kësaj faze është padyshim Arsenal-Atletico Madrid që i duhet të “heqin” dorë nga finalja që këtë vit zhvillohet në Lyon më 16 maj.

Takimi i parë mes spanjollëve dhe anglezëve do të zhvillohet në “Emirates” ndërsa ai i kthimit një javë më pas në “Wanda Metropolitan”.

 Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më  26 prill dhe ato te kthimit më 3 maj.