AKTUALITET, 13 Prill 2018, 14:29

Vuçiç pas takimit me Merkel, paralajmëron vendime të dhimbshme për Serbinë

Vuçiç pas takimit me Merkel, paralajmëron vendime të

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se mirëpret takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe shprehur bindjen se ky takim do t’i kontribuojë gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Kosovës, pavarësisht sa e vështirë të jetë, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe. Po ashtu bëhet e ditur se Vuçiç, ka paralajmëruar se do të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda në të ardhmen, nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një paraqitje të përbashkët kancelaria Merkel tha se për Gjermaninë në BE kanë rëndësi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ndërsa paralajmëroi samitin e Sofjes në muajin maj, e më vonë edhe Konferencën e formatit të Berlinit në Londër. Ajo tha se Serbia ka rol kyç sa i përket Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe prandaj ka rëndësi të kemi shkëmbime intensive dhe të afërta. Po ashtu lavdëroi reformat e bëra në Serbi.

Vuçiç, ndërkaq, u shpreh se Serbia ndjek me kujdes dhe dëshiron të dëgjojë qëndrimet e Merkel.

Duke përmendur se vendi duhet të marrë vendime të dhimbshme dhe të rënda, ripërsëriti se çfarëdo konflikti në Ballkan do t’i kthente pas vendet tona për 100 vjet pas.