AKTUALITET, 13 Prill 2018, 12:41

Aksidenti me 3 të vdekur në Fier, ekspertiza zbardh shkakun: Shoferi ecte me 150 km/orë

Aksidenti me 3 të vdekur në Fier, ekspertiza zbardh shkakun: Shoferi

Ekspertiza ka arritur në përfundimin e hetimeve dhe ka zbardhur shkakun e aksidentit tragjik me 3 viktima, që u shënua mesnatën e 9 prillit në aksin Levan – Tepelenë.

Nga ky aksident humbën jetën Fisnik Murataj, i cili ishte edhe shoferi i automjetit “tip Suzuki” me targa greke, e fejuara e tij franceze, Nazia Aham dhe kushëriri i tij Agustin Murataj.

Sipas ekspertëve shkak për aksidentin e rëndë ka qenë shpejtësia e lartë, rreth 150 km/orë me të cilën po lëvizte automjeti në rrugën rurale në Varibop.

 Të afërmit treguan më pas se tre të rinjtë ktheheshin nga dasma dhe do të udhëtonin drejt Greqisë. Dy kushërinjtë u përcollën në banesën e fundit nga familjarët e tyre në Kutë, kurse prindërit e vajzës në Francë kërkuan që ceremonia e saj mortore të bëhej në vendin e tyre.