AKTUALITET, 13 Prill 2018, 13:05

Rrezohet helikopteri ushtarak rus, vdesin 2 persona

Rrezohet helikopteri ushtarak rus, vdesin 2 persona

Një helikopter rus ushtarak është rrëzuar në detin Baltik dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur të dy pilotët që ndodheshin brenda.

Ky është rrëzimi i tretë brenda tri ditësh, ku pardje u rrëzua një avion ushtarak në Algjeri ku vdiqën mbi 250 persona dhe dje u rrëzua një avion grek ku ndërroi jetë piloti. Sipas ushtrisë ruse incidenti ka ndodhur gjatë një stërvitje ushtarake.