AKTUALITET, 13 Prill 2018, 14:05

Të dhunshëm, bëjnë kërdinë në vjedhjen e makinave të shtrenjta në Tiranë

Të dhunshëm, bëjnë kërdinë në vjedhjen e

Disa automjete të shtrenjta janë vjedhur në 24 orët e fundit. Në Golem dy të huajve iu janë vjedhur makinat luksoze, “Porche” dhe “BMW”. Grabitësit janë futur në shtëpinë e tyre dhe veç makinave kanë marrë dhe një sasi eurosh.

Në Kamëz, një 28-vjeçari i kanë vjedhur tre automjete. Sipas policisë në rrugën “Nikola Sarkozi”, grabitësit janë futur gjatë natës në banesën e 28-vjeçarit A.RR.

Policia thotë se të riut i kanë marrë një shumë lekësh dhe mjetet tip “Benz”, “BMW” dhe “Peugeot”, të parkuar pranë banesës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se në të dyja rastet ka vepruar i njëjti grup. Grupi hetimor ka thënë se ata janë të mirëpërgatitur dhe të dhunshëm.