AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 11:41

Kryemadhi: Kur të pini kafe në Bllok vishni jelek antiplumb

Kryemadhi: Kur të pini kafe në Bllok vishni jelek antiplumb

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë një takimi me mbështetësit në Berat ka porositur qytetarët që shkojnë në zonën e Bllokut në Tiranë.

Duke u bazuar te atentati që ndodhi dy ditë më para Kryemadhi këshilloi qytetarët të vishen me antiplumb kur të shkojnë për kafe në Bllok.

Fjala e Kryemadhit:

Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen.

Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar. TPZ.AL