AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 11:14

Kapen 4 shqiptarë me çanta droge në Greqi

Kapen 4 shqiptarë me çanta droge në Greqi

Policia helene ka arrestuar në flagrancë 4 shqiptarë teksa transportonin 4 çanta me drogë në territorin grek. Kapja e tyre është bërë në kufirin greko-shqiptar në Ampelia, Igumenicë.

Çantat përmbanin në total 76 kg e 570 gram marijuane.

Të arrestuarit janë të moshës 20, 22, 30 dhe 41-vjec, identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Droga ishte paketuar në 47 pako, e mbështjellë me letër natribani.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 4 celularët që përdornin trafikantët e arrestuar. Dy prej tyre rezultonin persona të ndaluar për të hyrë në zonën shengen.TPZ.AL