TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia vizitoi sot në mbrëmje disa persona të cilët mbetën të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës.
Në bisedë, sipas Spahias, të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në Qendrën Tregtare “Toptani”.
Në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma. Zoti Spahia thotë se nga protesta e sotme, mbetën të plagosur 13 protestues, kryesisht, sipas tij, nga përdorimi në mënyrë kriminale e gazit lotsjellës.