AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 23:18

Nazarko: Xhafaj ka dashur të largohet më parë, Rama nuk e la

Nazarko: Xhafaj ka dashur të largohet më parë, Rama nuk e la

I ftuar në “Të paekspozuarit”, analisti Mentor Nazarko tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte interlekutori kryesor i ndërkombëtarëve për luftën kundër krimit dhe drejtuesi i reformës në drejtësi.

Nazarko u shpreh se ish-ambasadori amerikan Donald Lu e mbështeti Fatmir Xhafën kur nisën akuzat për vëllain e tij Agron Xhafaj.

Nazarko tregoi se Fatmir Xhafaj ka dashur të largohet më parë por kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë.

“Besnik Mustafaj iku duke thënë vetëm “u lodha dhe nuk dha asnjë shpjegim”. Historia botërore ka plot shembuj. Clinton nuk dha dorëheqje kur u arrestua vëllai i tij... pavarësisht krimeve që kanë kryer familjarët e tyre kanë vazhduar detyrën,” deklaroi Nazarko.

“Xhafa ishte interlekutori kryesor i ndërkombëtarëve për luftën kundër krimit dhe drejtuesi i reformës në drejtësi. Kur plasi akuza për vëllaine tij ambasadori amerikan, ai gjerman dhe Hollanda, dolën hapur në mbrojtje të tij,” tha Nazarko.

“Ambasadori i SHBA-së i dha mbështetje të hapur Xhafës. Xhafa ka qënë në rol proaktiv.

Xhafa ka dashur të ikë më përpara. Rama se ka lënë. Bëri dy aksione të forta, ju do thoni se i bënë gjermanët por nuk u dekonspiruan. Xhafaj iku pasi goditi dy grupe kriminale,” u shpreh analisti.

TPZ.AL