TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka thënë se nuk është dakord, që Fatmir Xhafaj është larguar nga detyra, sepse nuk arrestoi Vangjush Dakon, version ky që ka qarkulluar që prej largimit të Xhafajt. Bushati tha se Xhafaj nuk mund të arrestonte Dakon, pa një urdhër arresti të kërkuar nga prokuroria, e cila nën kontrollin absolut të Edi Ramës, nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë. Bushati u shpreh, se ka indicie të qarta, se prokuroria me në krye Arta Marku, kanë punuar për ta arkivuar çështjen e Xhafajt.
"Jam kundër hipotezëz, që Fatmir Xhafaj ka ikur se nuk donte të arrestonte Dakon. Kjo sepse mbroj idenë që Rama e ka në xhep prokurorinë. Unë mbroj idenë se në prokurori kanë dashur ta mbrojnë Dakon, duke ndarë dosjen 339 në 339/1.
Kjo mund të ndodhte sikur të kishte një prokurori si në kohën e Ina Ramës. Me mënyrën se si Rama e ka kapur sistemin, as nuk shtrohet kjo ide, që prokurorisë ti ketë shkuar në mend që të arrestojë Dakon. Këto janë të denja për një sistem demokratik, por ne jemi në një sistem autokratik", u shpreh Bushati.
/TPZ.AL/