AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 23:06

Lubonja: Xhafaj mund te kete ikur se refuzoi te arrestojë Vangjush Dakon

Lubonja: Xhafaj mund te kete ikur se refuzoi te arrestojë Vangjush Dakon

"Xhafaj fsheh diçka më të rëndë se sa ikjen e tij”, është kjo hipoteza që analisti Lubonja hodhi në debat në emisionin të Paekspozuarit, lidhur me dorëheqjen e Xhafës si ministër i brendshëm. Në përgjigje të analistit Nazarko, kur paralelizoi me dorëheqjn e ish-ministrit demokrat Besnik Mustafaj: "ika se u lodha", Lubonja shpjegoi: “Mustafaj tha ika se u lodha dhe nuk tha se ika se u lodha nga Sali Berisha. Nuk e tha pjesën e dytë sepse nuk donte të dëmtonte Berishën në opinionin publik.

"Tani Xhafaj ikën dhe nuk thotë as: u lodha! Xhafa nuk na tha pse iku. Duhet të na thoshte se: Unë ika ndoshta edhe për shkak të vëllait tim por ika pasi godita dy grupe kriminale... Fakti që nuk e tha, nënkupton se ai nuk donte të thoshte një gjë që është më e rëndë se ikja e tij. Xhafaj nuk e shpjegoi ikjen, dhe hipoteza ime është që Xhafaj fsheh diçka që mund të jetë më e rëndë se ikja e tij. Mund të jetë se ai fsheh që ai ka qënë për arrestimin e Vangjush Dakos por e ka penguar kryeministri dhe këtë ai nuk mund ta thotë. Jemi tek hipoteza, kur Xhafaj ka dashur të arrestojë Dakon, Rama i ka thënë jo... a ka patur sherr ... a e ka fyer siç thonë... nuk e dimë. Ne nuk dimë arsyen pse nuk e thotë pse iku, ndoshta do të vazhdojë karrierën dhe na shfaqet atje me Erjon Veliaj etj etj... dhe kështu mbulohet krimi”, tha Lubonja.

TPZ.AL

LEXO EDHE :

http://www.tpz.al/2018/11/01/lubonja-tahiri-po-fshihet-pas-gishtit/