TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në këtë natë të ndërrimit të viteve. Një 16 vjeëar ka humbur jetën në Sanxhak të Kurbinit pasi kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarre. Familjarët e kanë gjetur pa shenja jetë me dëmtime në kokë. Policia ka nisur hetimet për këtë rast tragjik.
Njoftimi i policise
Më datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak - Kurbin.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë , pa shenja jete me një dëmtim në kokë.
Pritet ekspertiza mjeko - ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.
Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.