AKTUALITET, 7 Janar 2018, 18:15

Moxhi: "Bombat" e famshme të merkatos së janarit, të iluzionosh nuk është krim

Moxhi: "Bombat" e famshme të merkatos së janarit, të

Partizani po kërkon dëshpërimisht që në merkaton e janarit të përforcojë skuadrën me elementë cilësorë, pasi shumica e atyre që u afruan gjatë verës rezultuan dështime të mirëfillta. “Korrigjimi i gabimeve” është një ide të cilën e përforcon edhe vetë këshilltari i presidentit Demi, Luçiano Moxhi, i cili në editorialin e tij për gazetën “Libero”, sot ka shkruar si për këtë temë, ashtu edhe për “bombat” e merkatos që nuk do të realizohën kurrë.

“Jemi në janar, muaji që duhet t’u mundësojë drejtuesve të riparojnë gabimet e bëra në verë. Shfaqjet televizive do të shpërthejnë të famshmet ‘bomba’ mbi transferime që nuk do të realizohen kurrë, por që u pëlqejnë aq shumë tifozëve. Të iluzionosh nuk është krim, të besosh nuk është faj, por thjesht patosi i zakonshëm që shoqëron gjithmonë në muajt e merkatos”, janë fjalët e Moxhit në shkrimin e përjavshëm që bën për këtë gazetë.

Pikërisht Moxhi ishte ai që afroi gjatë verës shumë emra te të kuqtë, futbollistë të cilët u larguan pa lënë shenjë dhe që tani janë kthyer të kërkojnë hapësira në kategoritë e ulëta në Itali apo vende të tjera.