AKTUALITET, 24 Prill 2019, 15:15

Motrat shqiptare përzgjidhen në "The Voice of Italy" me këngën shqip (Video)

Motrat shqiptare përzgjidhen në "The Voice of Italy" me

Dy motra shqiptare, Serena dhe Ina Sinani, kanë arritur të përzgjidhen në garën e The Voice of Italy falë talentit të tyre.

Vajzat mahnitën jurinë italiane dhe bënë që të katër anëtarët të ktheheshin për t’i kërkuar në skuadrën e tyre. Gjëja më interesante ishte se ato kënduan shqip, këngën e Era Istrefit dhe Ledri Vulës “Shumë pis” dhe sërish u përzgjodhën që të vijojnë garën. Motrat u përzgjodhën nga artisti i njohur Gue Pequeno dhe do të vijojnë garën nën udhëheqjen e tij.