AKTUALITET, 24 Prill 2019, 14:48

LAJM I FUNDIT/ Tre të arrestuarit për grabitjen në Rinas para drejtësisë, merret vendimi

LAJM I FUNDIT/ Tre të arrestuarit për grabitjen në Rinas para


Gjykata për Krime të Rënda la në arrest në burg tre të arrestuarit për grabitjen e 9 prillit.

Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, prej orës 12:00 të ditës së sotme.

Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, dhe 38-vjeçari Oltian Veseli kanë mbetur në burg, ndërsa mësohet se, ata i kanë mohuar akuzat në lidhje me grabitjen e mijëra eurove më 9 prill në Rinas.