AKTUALITET, 24 Prill 2019, 13:30

VIDEO/ Tabaku: Korporata e Investimeve, ligji që e bën Ramën pronar të çdo pasurie publike në Shqipëri

VIDEO/ Tabaku: Korporata e Investimeve, ligji që e bën Ramën


Partia Demokratike ka denoncuar sot me forcë, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, krijimin me ligj të Korporatës së Investimeve nga qeveria dhe ka radhitur njërën pas tjetrës, arsyet pse ky ligji është një skemë gjigante korrupsioni e ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ky është ligji i tretë korruptiv që Rama çon në parlament, - tha Tabaku, - ligji që vë në rrezik edhe pronën private.

Nëse ky ligj do të votohet me votat e parlamentit të blerë, PD angazhohet që do ta anulojë atë."