TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe. Gjatë takimit, Kryemadhi mësohet të jetë shprehur se LSI është e angazhuar në aksionin opozitar që të jetë sa më pranë qytetarëve.
Kryetarja e LSI e ka cilësuar varfërinë si prioritetin kryesor të partisë që ajo drejton.
“Opozita është e bashkuar kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varfërisë prioriteti kryesor. Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret”- tha Kryemadhi.
Gjatë ditës së djeshme PD firmosi një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj, ku edhe diskutua edhe për koalicionin opozitar.
Disa nga partitë nënshkruese të marrëveshjes ishin: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) e Vangjel Dules, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, Partia Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës.