AKTUALITET, 24 Prill 2019, 14:10

LAJM I FUNDIT/ Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, një i vdekur dhe një i plagosur

LAJM I FUNDIT/ Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës,


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në minierën e Tërnovës në Bulqizë, ku për shkak të shpërthimit të gazit një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Minatori që ka humbur jetën është Fadil Stojku, 50-vjec, ndërsa është plagosur Lejtim Ramci.

Shkak i vdekjes dhe plagosjes dyshohet të jetë helmimi nga gazi, pas plasjes së një sasie dinamiti.

Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila duhet thënë që është e përsëritur.