AKTUALITET, 24 Prill 2019, 14:34

Me tri çanta me drogë në kufi, policia greke arreston dy shqiptarë

Me tri çanta me drogë në kufi, policia greke arreston dy


Sekuestrohen mbi 48 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në rrugën periferike Kiparisia-Nerajdha, Igumenicë.

Policia ka pikasur 3 shtetas që transportonin në këmbë tri çanta me drogë dhe ka arritur t’i kapë dhe arrestojë.

Ata janë dy shqiptarë 41 dhe 50-vjeç. Po ashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, një tjetër shqiptar 24-vjeç.