TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm po shkakton përplasje të mëdha politike për shkak se nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
KLP ende nuk është ngritur sepse nuk është plotësuar me anëtarin e fundit që vjen nga radhët e Shoqërisë Civile.
Sipas dokumenteve të dorëzuara pranë Avokatit të Popullit, nga 5 kandidatë që kanë aplikuar, vetëm një i plotëson kriteret.
Nga grupi i punës të ngritur nga ky institucion rezulton se kriteret i plotëson vetëm Entela Hoxha, ndërsa 4 të tjerëve, Vladimir Vladi, Bledi Bajri, Alfred Balla, dhe Andi Muratej, Avokati i Popullit ku ka dërguar një shkresë ku ju kërkon të plotësojnë dosjen e tyre.
Sot është dita e fundit që kandidatët të plotësojnë dosjet e tyre për t'i hapur rrugë ngritjes së KLP-së dhe zgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm me mandat të plotë 7 vjeçar sipas Kushtetutës së re.
TPZ.AL